Parkimet me koncesion? Drejtuesit e mjetit do t`i paguajnë shoqërisë komision
Bashkia Tiranë do të vendosë pajisje vetëshërbyese në vendet që janë përcaktuar për parkim. Projektvendimi qe do t diskutohet të enjten në Kwshillin Bashkiak vjen për të menaxhuar më mirë vjeljen e të ardhurave në rrugët ku parkimi rezervohet përmes metodës sms payment por edhe për të shmangur pakënaqësitë e qytetarëve për mungesën e një metode alternative për kryerjen e pagesës.
Po ashtu përmes këtij shërbimi synohet të shmanget pagesa e tarifës së parkimit me lekë në dorë nga drejtuesit e mjetit tek inspektori i Tirana Parking, duke evituar në këtë mënyrë edhe abuzimet e mundshme.
Një ditë më parë Partia Demokratike akuzoi Kryetarin e Bashkisë se mbledhjen e të ardhurave nga parkimet me pagese do t`ia japë me koncesion një firme private.
Por i pyetur nga Ora News, jashtë kamerës, kryetari Veliaj hedh poshtë deklaratat e opozitës duke theksuar se nuk do të ketë dhënie me koncesion te parkimeve.
Rezulton se gjatë vitit 2018, përdoruesit e automjeteve në kryeqytet kanë paguar 440 milionë lekë për të parkuar, ndërsa për vitin 2019 pritshmëritë e Bashkisë janë më të ulëta pasi priten të arkëtohen nga parkimi afro 420 milionë lekë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



