E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parlamenti miraton  me shumicë votash paketën aq shumë të kundërshtuar “Antishpifje”
Publik News

Parlamenti miraton me shumicë votash paketën aq shumë të kundërshtuar “Antishpifje”

80 deputetë kanë dhënë votën pro këtij ligji dhe vetëm 14 kanë votuar kundër, ndërsa 8 kanë abstenuar.

Deputetët kanë votuar edhe një propozim të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sipas të cilit vendimet e Bordit të AMA-s, ankimohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

“Vendimet e bordit të AMA-s animohen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë”, propozoi Balla.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe ligjin për investimet strategjike, me 88 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim.

Ndërsa ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme u miratua me 97 vote pro dhe vetëm tre kundër. Ligji parashikon pagesa 3 për qind për dhurimin e një banese brenda pjesëtarëve të familjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.