“Parlamenti që përfaqëson vrimën e miut”/ Berisha: Ky është fundi
Ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me deputetin Flamur Noka, kanë shkuar në dritaret pas Parlamentit, për të tentuar të futen brenda Kuvendit.
Berisha është shprehur se ky është Parlamenti që përfaqëson vrimën e miut.
“Kësaj i thonë të futesh në Parlament nga vrima e miut. Ky është Parlamenti që përfaqëson vrimën e miut. Ky është fundi i narkoparlamentit”, tha Berisha.
Ndërkohë që socialistët në Kuvend nxituan t’i votojnë me shpejtësi projektligjet që kishin në plan, në kushtet e protestës së deputetëve të opozitës brenda dhe jashtë sallës dhe tymit të tumuesve, Kryetari i PD, Sali Berisha, jashtë Kuvendit, tha:
“Ky është asgjësim i parlamentit. Në një sistem monist, opozita ka vetëm një mision, qendresë, qendresë dhe vetëm qëndresë. Mosbindje civile. Greva e urisë dhe çdo akt merret me vendim nga opozita atëherë kur ajo e konsideron më të nevojshme dhe më efiçente.
Gjer tani ju e patë, zëri i saj kumboi në të gjithë botën.
Ai zotëria që shkoi, mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju se nuk mund ta them atë fjalë.
Se është bërë i përçmuari i Europës, i përçmuari i komunitetit ndërkombëtar.
E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky bllokon parlamentin për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që ka kryer me familjarët e tij.
Është informuar mbarë komuniteti botëror se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare sepse është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje nga ai dhe klani i tij.
E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston asnjë institucion në këtë shtet përveç karriges së tij për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit dhe sorollopit të tij.
Prandaj në Bruksel i thanë se të ka mbetur të bësh klounin se nuk të ka ngelur gjë tjetër për të bërë.
Se ato që kërkon Brukseli, ky nuk i pranon.
Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet.
Siç e shihni, opozita realizoi me sukses të plotë edhe sot këtë ditë, misionin.
Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të deputetit të deputetit.
Nen, i cili e bën vendin pa opozitë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



