Parlamenti voton Komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së
Parlamenti ka votuar gjatë ditës së sotme Komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ.
Komisioni është miratuar me 95 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim.
Në këtë komision PS do të përfaqësohet nga Alket Hyseni, Damian Gjiknuri dhe Adnor Shameti.
Ndërkohë, Opozita parlamentare do të përfaqësohet nga Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku.
Gjithashtu, edhe opozita jashtëparlamentare ka “delegatin” e saj në Komision, i cili është Oerd Bylykbashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



