E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi: Merreni me të qetë…çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen…
Sot

Patozi: Merreni me të qetë…çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka ironizuar pas deklaratave të bëra nga deputetët demokratë, se do të kërkojnë të kthehet mbrapsht Reforma Territoriale.

Përmes një postimi në Facebook, Patozi, ju kërkon demokratëve që të mos nxitohen për të ndryshuar reformën Territoriale, pasi sipas tij ajo e 18 majit mund të jetë edhe më e keqe.

Ja çfarë shkruan Patozi:

MERRENI ME TË QETË…

Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit!

Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.