Partia e Lirisë njofton nismat që do të dorëzojë në Kuvend: Do propozojmë mekanizmin për rritjen e pagës së qytetarëve, të caktohet ‘tavani’ për borxhin publik
Partia e Lirisë ka njoftuar nismat që do të dorëzojë në Kuvend për të menaxhuar krizën ekonomike ku ndodhet vendi jonë.
Në konferencë për mediat, PL njoftoi mekanizmin për rritjen e pagës së qytetarëve apo edhe vendosjen e një tavani sa i takon borxhit publik.
“Do të propozohet të hartohet me ligj indeksimi i detyrueshëm i pagës. Flitet për rritje ekonomike por nuk ka rritje page. Do propozohet një kuadër ligjor që të lidhet rritja ekonomike me rritjen e pagës. Rritja e borxhit vjen për arsye të projekteve me PPP.
Apo me projekte të tjera që nuk kanë produktivitet në ekonomi. Është e domosdoshme që për të penguar ekzekutivin të propozohet një kuadër ligjor për tavanin e borxhit publik”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



