Partia e munguar
Një parti Europiane Shqiptare, pa dyshim i mungon jetës politike. Një parti që njeh realitetin europian në vend.
Një parti që nuk i shet pordhë Europës se “jemi amerikanë”. Le pastaj tu tregosh dhëmbët se jemi Turq. Pu pu pu!
Të gjitha partitë ekzistuese nuk e kanë seriozisht marrëdhënien me Europën dhe vlerat që ajo përfaqëson.
Të gjitha flasin për integrim jo për një realitet europian të ulur këmbëkryq midis nesh.
Shqipëria, pavarësisht orientimit politik të gabuar, ka pamje të pastër gjeografike nga deti. Nga perëndimi pra.
Qytetet e ndërtuara politikisht me pamje nga mali, dmth nga lindja, u provuan si të dështuara. Normale. Ç’mund të shohësh kur i rri detit me shpinë dhe malit me fytyrë?!
Ekonomia e ndërtuar gjithashtu politikisht e ndan territorin e Shqipërisë nga Europa ekonomike sepse vendos dogana e barriera.
Ndërkohë volumi tregëtar, shkëmbimet sociale e kulture i kemi qartësisht me Europën.
Monedha e huaj dominante është Euro. Në euro shitet e blihet lirisht çdo gjë. Në euro marrim kredi. Në euro masim ekonominë dhe borxhin.
Atëhere ç’kuptim ka të shesësh mend në Europë se “jemi Amerikanë”?!Disorientim total.
Partitë e sotme flasin për integrim, dmth për procese formale letrash e diplomatësh. Gabim i rëndë! Jo se ato nuk duhen, por më së pari Shqipëria ka nevojë të heqë barrierat me Europën dhe të kthejë shikimin nga deti. Meqë ra djala te deti, portet e Shqipërisë duhet ti përkasin EUROPËS, jo Azisë as Kinës.
Territori i Shqipërisë duhet konsideruar defakto territor i Europës ekonomike. Euro bëhet modhë shkëmbimi.
Politika e Shqipërisë Europiane duhet ti përgjigjet dilemave strategjike pa asnjë mëdyshje me gjuhë dhe në favor të alternativave Europiane.
NATO nuk mjafton. Mund të kesh ushtarë të mirë për NATOn, por në një shtet republikë bananesh, me sëmundje afrikane, me politikë Turke e i ushqyer me miell e sallatë Ruse, nuk ka asnjë kuptim. Ndaj NATO nuk mjafton.
As integrimi si koncept ambasadorësh e diplomacie nuk mjafton.
Ne duhet të pranojmë një realitet, që jemi në Europë.
Ne jemi Europianë!
Na duhet një politikë e pastër Europiane.
Vizion e strategji të padevijueshme nga Europa.
Shqiptarët jetojnë në Europë, por skanë partinë e duhur ti përfaqësojë ende.
P.S. repsekt për punën e çdo partie që gjendet në skenën politike të derisotme, por sa parashtrova më lart mbetet bindja ime që sa vjen e me përforcohet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



