E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partie e re  e Bashës, flet Zekthi: Ai dhe shumë drejtues të degëve të PD po presin rekursin
Lajme

Partie e re e Bashës, flet Zekthi: Ai dhe shumë drejtues të degëve të PD po presin rekursin

Analisti Fitim Zekthi foli për mundësinë e krijimit të një partie të re politike nga Lulzim Basha, pasi vula dhe logoja e PD kaloi me vendim gjykate te Sali Berisha.

Zekthi u shpreh se Basha dhe shumë drejtues të degëve të PD-së po presin rekursin. Ai u ndal te dhe deputetët që mbështesin Bashën, Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, ku tha se ata janë duke peshuar situatën.

“Unë personalisht kam vlerësim të lartë për Alibeaj dhe Bejko për qëndrimet serioze. Nuk mund të thotë askush që ata janë hajdutë, apo e kanë dredhur, sot gëzoj këtë vlerësim për ata politikanë. Këta janë njerëz të lirë, nuk kanë qenë mbështetës të verbër të Bashës. Kanë qenë bashkë se i bashkonte partia. Idetë tani i kanë të ndryshme.

Zoti Basha pret rekursin. Ka shumë kryetar degësh që thonë të pritet rekursi. Unë di që po të kesh lidership, ide dhe kredibiliteti prodhon politikë dhe parti. Unë e urrej të folurën anti-Berisha, anti-Basha, unë s’jam as antri-Rama. Në PD ka një grupim të madh votuesish që mendojnë per Berisha kja vepruar gabim, por jo domosdoshmërisht janë antiberishistë.

Nëse Basha në zgjedhjet e vitit 2025, do dalë shumë keq, ai do ‘vdesë’. Basha nuk ka kuptim më. Agalliu dhe Pampuri janë duke peshuar situatën, ata dua që të formësohet një lëvizje, organizmi politik që të mbajë gjallë atë që u mbajt në këto 3 vite. Janë duke peshuar se cila është më e mira. PD bashkohet nëse do të jetë pro SPAK me vlera të vërteta demokratike”, tha Zekthi në “Tirana Live”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.