E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partizani ndalet në fund
Lajme

Partizani ndalet në fund

Këtë të shtunë u luajtën dy ndeshje të javës së 20-të në elitën e futbollit shqiptar. Barazim 1-1 mes Partizanit dhe Skënderbeut, në një ndeshje emocionuese.

Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar, me ritmin që ishte i lartë në “Arenën e Demave”. Për të ardhur te goli, të kuqtë kaluan në epërsi në minutën e 43-të, me anë të Bintsuka, i cili nga fare pranë nuk mund të gabonte.

Në minutën e 54-të, Taipi provoi të dyfishojë shifrat, por ndërhyrja e portierit Alia mbajti në lojë korçarët.

Në minutën e 70-të, Bismark humbi një shans ideal për të vendosur baraspeshën, ndërsa goli i barazimit do vinte në fund me Nikaj. Partizani kryeson tabelën me 34 pikë, ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.