E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partizani-Tirana/ Shpërthejnë në festë bardheblutë
Publik News

Partizani-Tirana/ Shpërthejnë në festë bardheblutë

Partizani dhe Tirana kanë zbritur  sot në fushë përballë njëra-tjetrës për herë të 155-të. Me start në orën 19:00, mbrëmja e së premtes do të ketë në epiqendër të saj supersfidën e futbollit shqiptar. Është një derbi i pazakontë. Jo vetëm sepse luhet në të premten me datë 13, kombinimin e ditës dhe datës të cilën bota e perëndimit ndonjëherë e konsideron edhe si ters.

Përkundrazi, kjo mund të jetë edhe festë e madhe. Një shkëndijë shprese se gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen. Madje, duhet të ndryshojnë në të ardhmen pas asaj që hoqi Shqipëria dhe situatës në të cilën po kalon prej tërmetit. Pra mund të jetë derbi që mund të vrasë akoma më shumë frikën edhe për të zgjuar dëshirën për jetë, për të bërë gjëra të mira.

Tirana66

Qoftë edhe për iniciativën e Partizanit, i cili me shumë bujari është gati që të falë gjysmën e të ardhurave nga një ndeshje të cilën klubet shqiptare e presin me padurim për nga niveli i arkëtimeve. Por nuk ka vetëm këto veçori.

Tirana goli ne derbi

Ky derbi ka faktin që mjafton të përmendësh se dy trajnerët janë të huaj për herë të parë. Mjafton të thuash që Tirana vjen me një trajner që nuk është fiks, por me atë të portierëve që do të ketë edhe spaletat e drejtimit të ekipit.

Partizani goli ne derbi

Më pak fjalë ky është një derbi i një bote tjetër… Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku surprizat janë të shumta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.