E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pas 16 vjetësh as dua ta ndihmoj më Sali Berishën”- Lulzim Basha ironizon akuzat dhe tregon ‘deputetet’ që kishin armë me vete!
Lajme

“Pas 16 vjetësh as dua ta ndihmoj më Sali Berishën”- Lulzim Basha ironizon akuzat dhe tregon ‘deputetet’ që kishin armë me vete!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar deklaratat e Sali Berishës se në ambientet e selisë së blu kishte persona të armatosur. Me nota ironie, kryedemokrati u shpreh se i evidentuam edhe ne, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin me kallashnikov.

Po ashtu, Basha u shpreh se pas 16 vitesh, Berisha nuk e meriton më të që ndihmohet.

“Nuk di ç’të bëjë më, e ka futur veten në një rreth vicioz. As nuk dua ta ndihmoj më pas 16 vitesh. Nuk e meriton të ndihmohet nga asnjë demokrat.

Po i evidentuan edhe ne, Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosura me kallashnikov, ndërsa Endri Hasa u kap në flagrancë në praninë e një mortaje të kalibrit të rëndë. Flutura Acka kishte marrë me vetë vetëm një pistoletë me silenciator”, tha Basha.

Po ashtu Basha thotë se ka nga ata persona, mbështetës të Berishës, të cilët kanë dalë për fushatë për PS, me qëllim për ti hequr votat PD.

“Për të bërë diferencën mes të shkuarës dhe të nesërmes. Nga barra e të shkuarës që na vinin shkopinjtë nën rrota që në 2013, që disa prej tyre dolën për fushatë për PS për ti hequr votat PD”.

“Agron Kuliçaj ka kërcënuar deputetët e PD”- Basha denoncon ish-zyrtarin e PD-së: I kemi të faktuara të gjitha…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se deputetët e PD-së janë kërcënuar nga ish-funksionarë të partisë për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të 18 Dhjetorit.

Në një konferencë për mediat, Basha deklaron se Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka marrë në telefon demokratët dhe u ka bërë presion.

“Jam kulturë tjetër, edhe në çështjen më të padrejtë që janë ngritur për mua, jam përballur pa asnjë sprabsje. Nuk do I japim kartë anëtarësie as Aqif Rakipit, as Tom Doshit dhe asnjë tjetri nga partitë e tjera. Ku e ka frikën ky që të mos mblidhet KUvendi KOmbëtar. Nëse ky mendon se ka shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon, ishbadigardët e tij.

Që për fat të keq I kam pasur për tepër gjatë, përkundër këshillave të bashkëpunëtorëve, edhe në funksion të PD-së, njerëz që sot Tirana I tregon me gisht si bashkëpunëtor oligarkësh. Ku e gjejnë guximin këto, Agron Kuliçi të marrë në telefon demokratët që të bëjë presion mos merrni pjesë në Këshilli Kombëtar.

Nëse n aka bërë një ndert Sali Berisha është që I ka marrë me vete këta. Çfarë frike kishte dje që u çonte SMS anëtarëve të Këshillit KOmbëtar dhe të mos vinin në mbledhjen tonë. Çfarë frike ka nga delegatët e 18 dhjetorit. Ai e di që është pakicë absolute, është I vetëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.