Pas 50 ditësh protestë, qytetarët mblidhen sërish sot para Kuvendit
Protesta qytetare hyn sot në ditën e saj të 50-të, ndërsa qytetarët do të mblidhen sërish përpara Kuvendit të Shqipërisë për të vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë dhe për të përsëritur kërkesat e tyre.
Tubimi vjen pas shtatë javësh protestash të pandërprera, ndërsa këtë herë vëmendja është përqendruar edhe te seanca parlamentare, ku pritet të diskutohen, mes të tjerash, edhe raportet e institucioneve të drejtësisë. Sipas aktivistëve, protesta përfaqëson një tjetër hap në përpjekjen për të rritur presionin ndaj institucioneve për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve.
Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të kulmojë më 23 korrik, në ditën kur Kuvendi do të zhvillojë seancën e fundit plenare përpara pushimeve verore.
Ata kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në adresimin e kërkesave të ngritura, duke theksuar se lëvizja qytetare nuk do të ndalet deri në arritjen e objektivave të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



