Pas 53 vitesh trofeu i Europianit është në Romë!
Shikoni si lojtarët italianë kanë festuar
me kupën
Në dalje nga avioni shihet Mançini dhe kapiteni Kielini të cilët të buzëqeshur ngrenë në qiell trofeun e shumëpritur. Italia mposhti me penallti kombëtaren angleze e cila asnjëherë në historinë e saj nuk ka mundur ta fitojë këtë trofe.
Gjatë udhëtimit ka patur dhe çaste të bukura të lojtarëve duke shkrepur foto me trofeun në avion, por ka nga ato si Kielini dhe Bonuçi që e kanë shtrirë trofeun në shtrat njësoj si Levandovski me trofeun e Champions-it një vit më parë.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



