Pas ambasadorit të Britanisë, në zyrën e Bashës shkon ambasadorja gjermane
Pas takimeve në Bruksel dhe protestave para Parlamentit, faktori ndërkombëtar po vazhdon takimet me partitë e opozitës.

Ambasadorja gjermane Susanne Schutz ka mberritur ne mesdite ne seline e PD-se per nje takim me Bashen.

Nuk ka ende te dhena rreth qellimit te takimit, qe vjen ne nje situate te tensionuar politike ne vend, ku opozita eshte ne proteste dhe tashme ka djegur mandatet.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në zyrën e Lulzim Bashës, ja çfarë do diskutohet
Sot në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur ambasadori i Britanis së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.
Kryediplomati anglez pritet të zhvillojë një bisedë kokë më kokë kreu e opozitës, lidhur me zhvillimet e fundit politike, djegin e mandateve, largimi i deputetëve në lista, si dhe protestat të cilat janë shoqëruar me akte dhune.
Thirrja
Disa ditë më parë, Ambasadori i Britanisë në Tiranë i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë, por duke zhvilluar këto tubime në rrugë paqësorë.
Sipas tij dhuna minon demokracinë. “Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore”, shkruan ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



