Pas bojkotit të opozitës, KQZ thirrje qytetarëve të behën pjesë e komisioneve zgjedhore
Në një kohë që opozita vendosi të djegë mandatet dhe të mos dërgojë emrat e anëtarëve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të kreut të saj i ka bërë thirrje qytetarëve që të plotësojnë vendet e lënë vakante nga opozita.
Zguri ftoi sot të gjithë qytetarët që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve duke sfiduar kështu hapur vendimin e tyre për mosdorëzimin e listave për komisionerë pavarësisht thirrjeve të përsëritura.
“Thirrje për qytetaret të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit. Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha ai.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar për t’i dhënë mandatin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Arben Elezit, i cili merr mandatin e Edmond Spahos. Ndërkohë edhe në Vlorë, kreu i Ballit Kombëtar Alimadhi i ka marrë mandatin ish-deputetit të PD-së, Agron Shehaj.
Në qytetin e Shkodrës, KQZ-ja i ka kaluar mandatin Ambra Borovës, e cila i ka marrë mandatin ish-deputetit nga radhët e LSI-së, Agron Çelaj.
PD
Myslim Murrizi
Rudina Hajdari
Ligoraq Karamelo
Alban Zeneli
Majlinda Halilaj
Lefter Maliqi
LSI
Enda Koçiraj
Nimet Musai
Ralf Gjoni
Ylli Shehi
Aurora Mara
Erdiola Braha
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Edmond Rrushi
Elda Hoti
MARRIN SOT MANDATIN
PD
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi
LSI
Ambra Borova
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



