E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas burgut, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtaren e Krujës
Lajme

Pas burgut, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtaren e Krujës

Ndërsa kërkon pafajësi në Apel, betejën me drejtësinë ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha, e ka vijuar edhe në hallkat e vetingut.

Por Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur t’i heqë asaj përfundimisht statusin e magjistrates, duke e përjashtuar nga sistemi për 15 vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë, është lënë në fuqi vendimi i shkarkimit të saj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i marrë më 17 mars të vitit të shkuar, ndërsa gjyqtarja ishte prapa hekurave.

“Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryetare, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 4/2021, datë 21.05.2021, që i përket ankueses Enkeleida Hoxha kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 92, datë 17.03.2021, me subjekte të interesuara Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi: Mospranimin e ankimit të magjistrates Enkeleida Hoxha, kundër vendimit nr. 92, datë 17.03.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor ‘Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha’. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Marrë më 31.05.2022. Shpallur më 30.06.2022″, njofton KPA.

Gjyqtarja e Krujës u arrestua në sallën e gjyqit më 11 shkurt të vitit të shkuar, ndërsa do të lironte nga qelitë një tjetër të dënuar.  Ajo u akuzua se merrte shuma të mëdha parash për të liruar emra të njohur të krimit, disa prej tyre të dënuar me burg përjetë, si Indrit Dokle, ish-anëtari i bandës së Durrësit.

Hoxha u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme, dhe vuajtjen e dënimin e përfundoi vetëm 2 javë më parë. Gjyqtarja bashkëpunonte me avokati Aldo Tabaku, i cili shërbente si urë lidhëse mes saj dhe të burgosurve me ndryshimin e vendimeve të dënimit kundrejt përfitimit të shumave të mëdha monetare. Avokati është dënuar me 4 vite burg, ndërsa Manuela Mallkuçi, ish-kryesekretare e kësaj gjykate, gjithashtu e akuzuar, ka përfituar lirinë pas shlyerjes së dënimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.