E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas daljes nga psikiatria, Britney Spears thyen heshtjen
Showbiz

Pas daljes nga psikiatria, Britney Spears thyen heshtjen

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka folur për të parën herë pas daljes nga psikiatria, ku u shtrua një javë më parë për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Me anë të një videomesazhi të postuar në rrjetin social “Instagram”, Britney është shprehur se kërkon kohë për t’u përballur me stresin dhe ankthin e kohëve të fundit dhe u kërkon fansave të saj që të mos shqetësohen pasi do të rikthehet shumë shpejt. Teksa ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj tyre, Britney kërkoi për pak kohë privatësi.Ajo ka bërë me dije se ky reagim ka ardhur si pasojë lajmeve dhe thashethemeve që kanë qarkulluar kohët e fundit për të.

“Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe shumë gjëra të çmendura janë thënë. Po përpiqem të marr pak kohë për veten time, por çdo gjë që po ndodh po ma bën më të vështirë. Mos besoni çdo gjë që lexoni dhe dëgjoni”-është shprehur 37-vjeçarja, duke shtuar më tej se email-et që kanë nisur të qarkullojnë në emër të saj janë të stisura nga ish-menaxheri Sam Lutfi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.