Pas denoncimit të Berishës, arrestohen dhunuesit në Durrës
Pas denoncimit publik të ish Kryeministrit Berisha për një rast dhune në portin e Durrësit ka reaguar edhe policia e ketij qyteti duke arresstuar dy persona.
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë goditur me sende të forta në kokë punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual. Ndalimi i shtetasve me iniciale R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, u bë në hyrje të portit.
Dyshohet se i dëmtuari është goditur me tytë pistolete.
I dëmtuari është është në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit të tretë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Denoncimin për këtë ngjarje të rëndë e ka bërë pak orë më parë ish Kryeministri Berisha në faqen e tij në facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



