E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas dështimit të Serenissima-s, qeveria: Do nisë punën Bypass-i i Vlorës, nuk e vëmë dorën në zjarr për atë të Fierit
Lajme

Pas dështimit të Serenissima-s, qeveria: Do nisë punën Bypass-i i Vlorës, nuk e vëmë dorën në zjarr për atë të Fierit

Pas skandalit të kompanisë italiane Serenissima, kompania kontraktuese që kishte marrë përsipër të kryente punimet në Bypass-in e Vlorës dhe Fierit dhe por nuk pagoi kompanitë nënkontraktore duke zvarritur punimet, qeveria ka vendosur ta ritenderojë Bypass-in e Vlorës dhe atë të Fierit.

Siç ishte paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama në muajin prill 2017, se punimet për këto dy Bypass-e, do i jepen një kompanie tjetër, me një kontratë tjetër, kjo u konfirmua dhe nga zv/ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli.

Shkreli tha në Komisionin e Ekonomisë se shumë shpejt do të shpallet fituesi i ri i cili do të përfundojë këto segmente.

“Kemi përcaktuar që në prill do të rinisë puna për Bypass-in e Vlorës dhe atë të Fierit.

Nëqoftëse çdo gjë shkon mbarë, nuk e vëmë dorën në zjarr, por dëshira jonë ësyhtë që në korrik të paktën të nisë puna në një krah për Bypass-in e Fierit,” tha Artan Shkreli.

Kompania Serenissima hyri në tregun shqiptar në vitin 2013, dhe arriti të fitonte dy kontrata me vlerë totale 80 miliona euro.

Kontrata e parë për ndërtimin e Bypass-it të Fierit, u fitua nga Serenissima në 2013-ën me afat përfundimtar tetorin e 2017-ës.

Kompania nuk realizoi objektivat, duke bërë të njëjtën gjë dhe për Bypass-in e Vlorës.

Në prill të 2017-ës, ARRSH prishi dy kontratat me Serenissimën, duke i shfuqizuar për shkak të vonesës në punime.

Kompania Serenissima, ndryshoi pronësinë në shtator të 2016-ës. Serenissima’ (me kapital 5 milionë euro) nën pronësi të A4 Holding spa iu shit kompanisë spanjolle Albertis.

Më pas kompania spanjolle Albertis duke mos arritur të bindë qeverinë shqiptare për përfundimin e punimeve iu shit për 60 mijë euro një sipërmarrësi italian, kompanisë L.C.I. S.r..

Ndërkohë që Serenissima është larguar nga Shqipëria duke mos përfunduar punimet, i duhet të paguajë nënkontraktorëve shqiptarëve 17 milionë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.