E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas drejtorëve, largohen shumica e regjistruesve të LSI në hipoteka, shpallen vende vakante në të gjithë vendin
Lajme

Pas drejtorëve, largohen shumica e regjistruesve të LSI në hipoteka, shpallen vende vakante në të gjithë vendin

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda tetorit do të pastrohen tërësisht nga militantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dy ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpalli vende vakante për 26 drejtori të hipotekave në rrethe, mirëpo e njëjta ministri ka shpallur vende vakante edhe për regjistruesit. Sipas burimeve një pjesë e madhe e regjistruesve aktualë janë larguar, ndërkohë që të tjerëve u është lënë afat të dorëhiqen brenda 25 tetorit, periudhë në të cilën përfundon edhe afati i fundit i aplikimeve të reja. Kështu, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ministria e Drejtësisë bën me dije se është hapur konkursi për pozicionin, regjistrues të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në disa qytetet të Shqipërisë. Sipas njoftimi, ky konkurs ka si qëllim rekrutimin dhe emërimin e regjistruesve të rinj bazuar në procedura transparente, si dhe largimin e atyre aktualë. “Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit” si dhe me qëllim rekrutimin dhe emërimin e regjistruesve të rinj bazuar në procedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë, Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në rrethet Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Lezhe, Lushnjë, Sarandë, Skrapar, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Bulqizë, Devoll, Fier, Has, Kolonjë, Kurbin, Kuçovë, Mallakastër, Mat, Mirditë, Përmet, dhe Pogradec”, thuhet në njoftim.

Kushtet ligjore

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë, bën me dije se të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë disa kushte ligjore për të aplikuar në pozicionin e regjistruesit. Po kush janë kushte ligjore që nevojiten? Sipas njoftimi, kandidati duhet të jetë të jetë shtetas shqiptar, të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, apo të mos ketë qenë i dënuar penalisht. “1. Kandidatët për pozicionin “Regjistrues” në ZVRPP duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme: a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik; c) të ketë përvojë pune jo më pak se 7 vjet në administratën publike; d) të mos ketë qenë i dënuar penalisht; e) të mos ketë konflikt interesi”, thuhet në njoftim.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

Mirëpo, sipas njoftimit të ministrisë së Drejtësisë, kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Regjistrues” duhet të dorëzojnë disa dokumentet si jetëshkrimin, fotokopje e diplomës së arsimit të lartë, apo fotokopje e pasaportës. “1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Regjistrues” duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë: Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur kësaj rregulloreje; Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave; Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës; Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar. Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm”, thuhet në njoftim. Ndërkohë në njoftim thuhet se afati i dorëzimit të aplikimeve është data 25 Tetor 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.