E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Haki Çakos, një tjetër furtunë pritet në rradhët e policisë…
Lajme

Pas Haki Çakos, një tjetër furtunë pritet në rradhët e policisë…

Pak javë më parë, Haki Çkao u shkarkua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por duket se kjo nuk do të jetë e vetmja lëvizje në rradhët e policisë. Me emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm, priten të tjera lëvizje në strukturën drejtuese të policisë, qoftë në Drejtorinë e Përgjithshme, ashtu edhe në drejtoritë vendore.

“Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja”, ka pohuar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i ftuar në një studio televizive.

Në këtë mënyrë duket se Xhafaj ka paralajmëruar një tjetër furtunë në pozicionet drejtuese të policisë, që duket se nuk do të kursejnë drejtorët e qarqeve, shefat e komisariateve apo të tjerë funksionarë me grada të larta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.