Pas konfirmimit si kryetar i PD , Basha mesazh: Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë
Ky është reagimi i parë i tij, pas shpalljeve të rezultatit të zgjedhjeve për kreun e PD-së, i cili përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetin social Facebook, deklaron se fitorja është një shprehje e qartë e besimit në rrugën drejt ndryshimit.
“Së bashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, shkruan Basha.
“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë 🇦🇱✌️”

Për të tretën herë radhazi Lulzim Basha mori besimin e demokratëve për t’i drejtuar edhe për katër vitet në vijim si kryetar i kësaj force politike. Në garën për kreun e ri të partisë, Basha mori mbi 32 mijë e 882 vota, thënë ndryshe ai u votëbesua nga 81% e anëtarësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



