Pas kritikave, Rama e sjell sërish “Lasgushin” në Rinas
Avioni më i famshëm, “Lasgushi”, që u ngrit në qiell me tam tame të mëdha, por u zhduk për muaj të tërë, është rikthyer sot në Rinas.
Rama e fryu shumë me propagandë linjën e re Air Albania, po shumë shpejt shtypi dhe opozita zbuluan se kjo agjenci nuk ekzistonte. Nuk kishte zyra, dhe Airbusi “Lasgush” u tërhoq në Turqi, dhe u parkua diku në një cep te aeroportit të Stambollit.
Mapo mësoi se “Lasgushi” po rishfaqej në qiejt tanë për një provë, mision, ose vakt propagande, meqënëse masivisht qeveria dhe Rama u kritikuan dhe rrjeti u tall me suksesin e tij të madh, që avulloi papritur.
“Lasgushi” mund të ketë mbërritur për të çuar vëmendjen tek ai, për ta larguar nga krizat e mëdha të vendit, e nga protesta e pritshme e së shtunës.
Nga fotot nuk dallohet të ketë zbritur ndonjë pasagjer, pra fluturimi nuk ka qenë shërbim transporti.
Më së shumti, siç kuptohet, është një shërbim propagande.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



