E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas numërimit të 114 kutive  nuk ndryshon rezultati
Publik News

Pas numërimit të 114 kutive nuk ndryshon rezultati

KAS ka marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet në qarkun e Beratit. Pas rinumërimit të 114 kutive në Berat, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri i cili nuk ndryshon asnjë mandat.

Screenshot_9-13
KAS

Nga ana tjetër janë rrëzuar dhe dy kërkesat e PD dhe LSI për pavlefshmërii të zgjedhjeve në zonën zgjedhore të qarkut të Beratit.

Tashmë palët kanë 5 ditë kohë të ankimojnë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor. Tashmë të hënën KAS do të fillojë me shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit.

‘’KAS pas diskutoi çështjen në tërësi, bazuar në pikën 1d dhe 2 të Kodit Zgjedhor.

Ndryshimi i vendimit të KQZ për miratimin e tabelës për qarkun Berat për subjektet zgjedhore dhe kandidat për deputet.

Miratimin e tabelës përbmledhëse sipas rezultateve të dala nga 114 qendrave të votimit sa i përket subjekteve politike dhe 2 qendrave të votimit për kandidatët.

Rrëzimi i kërkesës për shpallje të pavlefshme pasi konsiderohet e gjykuar në kërkesën ankimore numër 35 të paraqitur nga LSI për pavlefshmërinë në qarkun e Beratit.

Ky vendim shpallet sot dhe hyn në fuqi menjëherë. Pjesë e këtij vendimi është dhe vendimi i ndërmjetëm të rrëzimit të kërkesës së LSI dhe kërkesës së PD. Kundër këtij vendimi bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor para Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve. U shpall sot në Tiranë në datën 21 maj 2021. Seanca mbyllet.

Ditën e hënë fillon shqyrtimi i kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit. Relator kolegu Bele.’’- tha relatori i çështjes në KAS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.