E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas propozimeve të PD, Rama ironi me Bashën: Fli o xhan fli, laj dhe sytë pas duarve
Publik News

Pas propozimeve të PD, Rama ironi me Bashën: Fli o xhan fli, laj dhe sytë pas duarve

Partia Demokratike publikoi sot  8 propozime për qeverine në kuadër të masave për ekonominë e vendit në një kohë të vështirë për shkak të koronavirusit.

 

Propozimet e PD përfshinin nga pezullimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore, tek pagesa nga buxheti i shtetit per pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Por nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili ka shkruar në Twitter duke i quajtur fantastike me ironi masat që “i përsërit duke folur në gjumë’.

POSTIMI I RAMES

“MIRË VIRUSI E MIRË GJITHË KY MAL ME HALLE MBI KOKËN E POPULLIT, PO S’TË LE AS 7X7=42-shi ME MASAT FANTASTIKE QË I PËRSËRIT DUKE FOLUR NË GJUMË! FLI O XHAN FLI SE TË ERDHI DITA PO PAS DUARVE LAJ EDHE SYTË QË TA KUPTOSH SE JE ZGJUAR E MOS I TREGOSH MILETIT SI DUKET VIRUSI NGA HËNA!”

rama per bashen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.