E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas protestês, Basha: Mbështesim aktorët dhe gjithë shqiptarët
Publik News

Pas protestês, Basha: Mbështesim aktorët dhe gjithë shqiptarët

Kreu i PD Lulzim Basha ka theksuar në përfundim të protestës te Teatri se opozita do të mbështesë çdo protestë të aktorëve dhe aktivistëve të Teatrit dhe të gjithë shqiptarëve.

Pak pas përfundimit të protestës së nisur në orën 16.30, Basha ka thënë se shkatërrimi i Teatrit është fillimi i fundit tiranisë së Ramës.

“Opozita dhe PD do të mbështesë të gjitha protestat e aleancës dhe kudo ku ka protesta. PD do të jetë krah qytetarëve. Siç e patë sot.
Shkatërrimi i teatrit është fillim i i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur me shqiptarët dhe institucionet  e vendit. Ky fund do të vijë shpejt. I qëndroj deklaratës sime për rindërtimin e teatrit në vendin ku ishte. Dhe dërgimin e njerëzve përgjegjës përpara drejtësisë. Nga Rama te Erion Veliaj dhe njerëzit e tjerë”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.