Pas protestës kombëtare, Rama: Nuk i ul taksat e naftës
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim live në rrjete sociale për situatën e krijuar në vend për rritjen e çmimeve.
Në komunikimin live me qytetarët Rama u shpreh se në asnjë vend të botës nuk po ndodh ajo që ka ndodhur këto ditë në rrugët e Shqipërisë me faturat masive duke përmendur këtu edhe rastin e Parisit.
“Tani këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër të paktën jo në këtë kontinent ku jetojnë tjetër. Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin. As nuk na e priste mendja që do vinte lufta. Ja ku po i qëndrojmë zotimit dhe duam të qëndrojmë me të gjitha fuqitë. Me sa kuptoj jo të gjithë e dinë këtë. Në këtë çmim të çmendur i bie të derdhim deri në fund të vitit 650 mln euro për familjet dhe bizneset e vogla.
Kjo do të thotë se deri në fund të vitit qeveria duhet të derdhë 295 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real. Sepse këto para dikush do i paguajë. Ose do i paguani ju. Ose do i paguajë qeveria. Dhe këtu bëhet fjalë për një shumë astronomike. Mjafton të shohësh sipërfaqësisht buxhetin e shtetit dhe të kuptosh. Merreni sot faturën e energjisë dhe shumëzojeni me tre ose katër për të kuptuar se kjo qeveri është e kundërta e atyre që shajnë dhe protestojnë me dritën e iphonëve.
As vetë jeolekët e verdhë nuk po dalin që të djegin Parisin. Ajo rritje çmimi përmes një takes të veçantë që kërkonte të vinte president i Francës. Nuk dalin sepse ta shkarravisësh sot Shqipërisë në sy të të gjithë botën duhet të mos kesh as moral dhe arsye njerëzor5e në raport me kombin dhe shtetin tënd. Taksat e naftës nuk do hiqen sepse as kosto e energjisë nuk do rritet”, tha Rama.
“Shqipëria është vend i NATO-s ku protestohet për pasoja e para të luftës në Ukrainë. Kërcimi i lartë i çmimit të naftës është pasojë e luftës dhe këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën apo protestat që të tregojë ndjeshmërinë e saj. Këtë e tregon më troç se çdo gjë tjetër fatura juaj e energjisë. Fatura e energjisë në çdo familje shqiptare dhe çdo biznesi të vogël” – tha Rama.
Kujtojmë që sot, Bordi i Administrimit të Karburantit vendosi çmimet për produktet dhe nënproduktet e naftës, benzinës dhe gazit deri më 15 mars.
Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes, çmimi i naftës dhe benzinës në këto 3 ditë do të shitet me vlerë 217 lekë për litër, ndërsa gazi është përcaktuar me 93 lekë për litër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



