E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Ramës, Yuri Kim takohet me kryedemokratin
Publik News

Pas Ramës, Yuri Kim takohet me kryedemokratin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të zhvillojë këtë javë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha, konfirmojnë burime për “Panoramën”.

yuri

Takimi mes kryediplomates dhe kryedemokratit do të mbahet këtë javë, por nuk dihet dita dhe ora e saktë. Kujtojmë që sot Yuri Kim takoi sot kryeministrin Edi Rama, i cili falë votave të marra më 25 prill siguron mandatin e tretë si shef i ekekutivit.

Në fjalimin e parë të mbajtur pas rezultatit të zgjedhjeve kreu i PD-së Basha foli për një masakër elektorale të kryer nga PS.

Qendrimi i Bashës 

Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur miliona euro të koncesioneve, kriminelë dhe shantazhe për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. “Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara,vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale”, tha Basha në fjalën e mbajtur.

Mesazhi i DASH 

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price bëri thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Përmes një komenti në “Twitter” të bërë të mërkurën ai tha se respekti për rezultatin e zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë shqiptare.

Duke uruar popullin e Shqipërisë për zgjedhjet, zëdhënësi tha se SHBA presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Kryeministrin Rama dhe vlerësojnë fushatën e fortë që bëri opozita.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.