Pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës, Rama takim me Kurtin

Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti po zhvillojnë një takim pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës.

Pas përfundimit të seancës së përbashkët te Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama kanë mbërritur në Qeveri për një takim të përbashkët.
Takimi në ambientet e qeverisë së Kosovës ka zgjatur vetëm pak minuta.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, pati një këshillë për Kosovën në lidhje me dialogun me Serbinë.
“Në këtë fazë kaq vendimtare, Kosova duhet të ngrijë, ose të ftofi, siç thoni ju, “pa afat” dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE-në, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në. Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin”, u shpreh Edi Rama, shkruan ‘Publik.al’.
“Nuk ka asnjë arsye që BE-ja të përpiqet të bindë Kosovën për qenien organikisht të lidhur me SHBA-në e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë çfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova duhet ta lërë në bisht Serbinë”, shtoi kryeministri i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër homologut të tij, Albin Kurti, edhe pse ishin shumë pak metra larg nga njëri-tjetri.
Ai e ka marrë letrën përmes njërit prej punonjësve të Kuvendit dhe e ka hapur shumë më pas.
Pasi letra është marrë nga Kurti, Rama është larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.
Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës mbajtën sot një seancë të përbashkët në Prishtinë.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 130 deputetë, ku 70 ligjvënës ishin nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pjesë e seancës ishin edhe kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo është mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve. Ligjvënësit e të dy shteteve u mblodhën të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.
Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm, vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.
Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për t’u zhvilluar në Gjakovë, por u anulua.
Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



