Pas sherrit me grushte me Kapo Kapllanin, Gent Hazizi shfaqet në publik me syrin e nxirë
Shenjat e nxirjes në syrin e tij u vunë re ndërsa zhvillonte një bisedë live në Instagram me aktorin e humorit Florian Binaj.
Aktoret u përfshinë në një konflikt fizik mesditën e së hënës në Tiranë në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe u desh ndërhyrja e Policisë për t’i ndarë.
Pjesëmarrës në sherrin fiziik mes tyre ka qenë edhe një mik i Hazizajt, Elton Myftiu.

Policia raportoi se Lako i gjuajti Hazizajt me dorezë hekuri. Por në një intervistë për Panorama.al, aktori tha se janë gjuajtur vetëm me shpulla.

MOTIVI
Shkaku i sherrit të bujshëm mes aktorëve të njohur të humorit shqiptar, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi nis me disa komente në rrjetet sociale. Mësoht se sherri, ku nuk munguan dhe grushtet e mjetet e forta, nisi pasi dy aktorët ishin takuar për t’u sqaruar lidhur me disa keqkuptime krijuar nga disa komente në “Instagram”.
Në takimin sqarues ka qenë edhe shoku i Gentian Hazizit, Elton Myftiu, i cili dyshohet se është bërë dhe shkaku i përplasjes mes aktorëve. Kjo, për faktin se, teksa dy aktorët kanë qenë duke u sqaruar për keqkuptimet, Myftiu ka ndërhyrë dhe ka sharë Ledio Lakon.
Ky i fundit i është përgjigjur me grusht, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Genti për t’i ndarë, por në sherr e sipër Lako ka goditur edhe humoristin 47- vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa sipas Policisë, aktori Ledio Lako ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.
Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



