Pas shtet-rrethimit, urdhri tjetër i Ramës: E gjithë administrata pushim
Kryeministri Edi Rama pasi ka bllokuar qarkullimin e automjeteve private nga e hëna deri të dielën, ka nxjerrë një urdhër të ri, ku bën me dije se e gjithë administrata shtetërore do të jetë pushim.
Sakaq Rama ka lajmëruar se për kryerjen e detyrës dhe shërbimeve publike brenda perimetrit Tiranë Durrës, gjatë periudhës së shtet rrethimit, të gjithë punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme duhet të bëjnë akreditimin e automjetit pranë policisë.
“Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim.
Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aerportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër.
Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda”, shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



