Pas Skënderbeut, tronditet edhe Partizani
Partizani ka marrë një lajm të hidhur ditën e sotme, pasi Komisioni i Disiplinës, i mbledhur një ditë më parë, ka pezulluar me dy ndeshje Lorenc Trashin dhe Idriz Bathën, që të dy për protesta dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarë të ndeshjes me Flamurtarin. E ka pësuar edhe mesfushori i Laçit, Sherif Kallaku, i cili është pezulluar me dy takime dhe kusht nuk do të jetë i disponueshëm për kurbinasit. Veç dënimeve ka edhe një falje, kjo për mesfushorin e Korabit, Emiljano Veliajn. Për Partizanin ky është një lajm i keq, pasi në ndeshjen e së hënës kundër Kukësit do t’i mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm të formacionit.
VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc Trashi, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.
Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek.
Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”,Emiljano Veliaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



