E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas stadiumit  edhe presidenca bëhet me pallat 9-katësh
Lajme

Pas stadiumit edhe presidenca bëhet me pallat 9-katësh

Të gjitha mund të ndodhin, jetojmë në Shqipëri…

E mbani mend shprehjen e famshme “Nuk keni parë gjë akoma”, epo nëse mendoni se i keni parë të gjitha gjatë këtyre 5 viteve na vjen keq t’u themi se jeni të gabuar.

Kemi parë parqe e lulishte të kthehen në pallate e kulla, kemi parë beton në mes të hapësirave të gjelbra (ato pak që kanë mbetur), do të shohim se si institucioni i Gardës së Republikës do të sheshohet nga një projekt i ri që s’ka të bëjë me atë ekzistues, kemi parë qytetarë që flakën nga shtëpitë e tyre për t’u ndërtuar pallate e çfarë nuk kemi parë…

Ama, që të ndërtohet pallat 9 kate ngjitur me Presidencën, këtë nuk e kishim parë.

Por, mos u shqetësoni sepse projekti ka nisur. Kryebashkiaku aktual që premtoi “Zero leje ndërtimi” ka hedhur firmën për miratimin e këtij plan-ndërtimi.

Dakord, me kullat dhe rezidencat jemi mësuar tani që ndërtohen vend e pavend, por pranë Presidencës është e ndaluar.

Të paktën kështu rezulton nga një shkresë e Gardës së Republikës, ku kexon:

Pas shqyrtimit të kërkesës nga ana jonë u kontrollua shkresa nr.2190/2 prot. datë 4.9.2012 e Gardës së Republikës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, në të cilën thuhet se nga ana e Akademisë së Arteve, Klinikës Qeveritare dhe ish-Klinikës Qeveritare për shak të sigurisë së objektit të Presidentë duhet të krijojë një zonë sigurie të lirë me largësi nga muri rrethues 50 m.”

Nuk mund ta themi me siguri nëse projekti i rezidencës që është planifikuar të ndërtohet pranë Presidencës e ruan largësinë 50 metra nga muri rrethues, por në pamjet satelit nga Google duket e pamundur një gjë e tillë.

E megjithatë jemi mësuar të shkelen rregullat, fundja janë të njëjtët personazhe që vetë kanë shkopin dhe vetë ligjin…

Rrethimi me të kuq është vendi ku do të ndërtohet kompleksi.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.