Pas thirrjes së BE reagon PD: Koha që sot të tërhiqet, kapja politike nga Edi Rama, e papranueshme
Në një reagim në Facebook, Albana Vokshi thotë se “tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian”.
“Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.
Është koha që sot të tërhiqet!”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



