E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas vilës në Gjirin e Lalëzit, dhëndrit të Sali Berishës i sekuestrojnë apartamentet në zonën e ish-kompleksit “Partizani”
Lajme

Pas vilës në Gjirin e Lalëzit, dhëndrit të Sali Berishës i sekuestrojnë apartamentet në zonën e ish-kompleksit “Partizani”

Një ditë pas vendimit për sekuestrimin e pronave të Jamarbër Malltezit, sot Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbritur në terren për të kryer ekzekutimin.

magnet sekuestrim

Mësohet se në orët e para të mëngjesit oficerët kanë mbërritur në ambientet e ish kompleksit “Partizani”, aty ku sot ndodhet kompleksi i banimit “Magnet” për t’i sekuestruar apartamentet.

Kujtojmë që një ditë më parë dhëndrit të Sali Berishës iu sekuestrua një vilë në Gjirin e Lalëzit.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Jane  sekuestruar një vilë, apartamente, tre kompani konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.