Pas vizitës në Prishtinë reagon Meta-Lidhja e pandashme Shqipëri – Kosovë i ka rrënjët tek gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit
Postimi i plotë i Ilir Metës;
Lidhja e pandashme Shqipëri – Kosovë i ka rrënjët tek gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit dhe heronjve tanë më të lavdishëm nga Gjergj Kastrioti tek Adem Jashari, nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini tek Ibrahim Rugova. Është jetike të ruajmë besa-besë konsensusin mbarëshqiptar pro-BE dhe pro-NATO, si të vetmen rrugë që kemi zgjedhur sepse paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon mund të konsolidohen vetëm përmes anëtarësimit tonë të plotë në Bashkimin Europian.Ky vullnet i patjetërsueshëm kërkon një devotshmëri edhe më të madhe politike për të bashkëpunuar më suksesshëm në të gjitha nivelet.
I lumtur të ndaja këtë qëndrim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e falenderova për takimin e përzemërt, bisedën e hapur dhe shumë të frytshme që zhvilluam sot për rëndësinë jetike të thellimit të marrëdhënieve vëllazërore dhe strategjike mes dy shteteve tona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



