Pasagjeri humbi jetën nga aksidenti me makinë në Durrës, arrestohet 46-vjeçari
Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pasi mbrëmjen e së hënës ishte pasagjer në një automjet që u aksidentua në fshatin Bilalas të Durrësit.
Policia bën me dije se shoferi 46-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar, ndërsa 32-vjeçari, Gjovalin Gjergji, që ishte pasagjer, është transportuar drejt Traumës pas plagëve të marra, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas policisë, për këtë rast është vënë në pranga shtetasi me iniciale S. L., 46 vjeç, pasi ishte nën drejtimin e automjetit që u aksidentua.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



