E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasaporta false me foton e Martinajt që gjeti RENA gjatë bastisjes në Surrel
Lajme

Pasaporta false me foton e Martinajt që gjeti RENA gjatë bastisjes në Surrel

Pas bastisjes së banesës së Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe pak ditë para ndërrimit të viteve, të tjera kontrolle u zhvilluan dje në një tjetër banesë të “mbretit” të lojërave të fatit në Surrel.

Mediat raportojnë se në banesën në Surrel u gjet vetëm një person i identifikuar si F. Vuthaj, i cili ka treguar se banesa ishte në pronësi të tij që prej vitit 2017, por që nga ajo kohë i ishte dhënë me qira Ervis Martinajt.

Pavarësisht kontrolleve, uniformat blu nuk mundën të gjejnë gjëra të jashtëligjshme, apo ndonjë gjë që mund të zbulonte të dhëna për fatin e bosit të lojërave të fatit.

Por forcat e RENEA-s kanë gjetur një pasaportë me identitetin Admir Koca, me fotografi të biznesmenit Ervis Martinaj. Pasaporta mbante kombësinë kosovare dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mbi origjinalitetin e saj.

Kjo pasaportë është i njëjti dokument që policia dhe prokuroria sekuestruan në banesën e tij, pas ndodhjes së masakrës në ish-bllok në datën 4 tetor 2018.

Ndërkohë, kujtojmë se Ervis Martinaj është denoncuar nga familjarët si një person i zhdukur që prej datës 9 gusht. Deri më tani, fati i “mbretit” të lojërave të fatit është ende i pazbardhur

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.