E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasditen e sotme dhe nesër, shtrëngata dhe …
Lajme

Pasditen e sotme dhe nesër, shtrëngata dhe …

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës do të vazhdojnë edhe pasditen e sotme dhe nesër.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit edhe temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta.

Më poshtë parashikimi i motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet te bien kryesisht nesër pasdite.

Në Veri në zonat malore priten edhe reshje në formë dëbore në 700 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 14 °C

në vendet malore: 1 / 8 °C

Era 

Sot pasdite (e diel, dt.25) dhe nesër (e hënë, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdetin e jugut deri e fortë.

Përmbytjet

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës DO TË KETË RËNIE TË PRURJEVE. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë TË LARTA, POR DO VAZHDOJNË TË ULEN.

Parashikimet e IGJEUM tregojnë ULJE TË NIVELEVE DHE PRURJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit përgjatë datave 25, 26 dhe 27 Mars 2018. Nga llogaritjet e IGJEUM KA KALUAR piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen probleme nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Image

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.