E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pash Zotin, vish disa rroba dhe gjej një punë të hajrit”, si ju përgjigj modelja gazetarit
Uncategorized

“Pash Zotin, vish disa rroba dhe gjej një punë të hajrit”, si ju përgjigj modelja gazetarit

Modelja Emily Ratajkowski u përfshi së fundmi në një “luftë” virtuale me gazetarin amerikan, Piers Morgan. Sipas Piers, një femër me natyrë kaq seksuale sa Emily konsiderohet si një qenie e brishtë dhe për këtë arsye nuk mund të merret seriozisht. “Nuk e di se çfarë është ajo. Është një femër tërheqëse, por me kokën bosh, e njohur në të gjithë botën. Ajo ka postuar diçka në Instagram rreth asaj sesi mënyra që ajo shfaqet është fuqizimin për feministët. Pash Zotin, vish disa rroba dhe gjej një punë të hajrit”, tha gazetari drejtuar modeles.

Modelja e famshme menjëherë i është kundërpërgjigjur këtij komenti duke mbrojtur veten dhe të gjitha femrat që ndihen të kërcënuara nga komentet seksiste të meshkujve.

Ëngjëlli i Victoria Secret është shprehur se një fëmër ka lishmërinë të ketë natyrë seksuale, por nuk është vetëm kaq.

“Një femër ka lirshmërinë të ketë natyrë seksuale por nuk mendoj se kanë vetëm kaq për të ofruar. Unë e përfaqësoj veten në mënyra të ndryshme, një moment sillem si adoleshente rreth miqve të mi dhe një moment tjetër ndihem seksi dhe e shfaq hapur. Kjo nuk do të thotë që unë nuk kam karakter”, thotë Emily. Ajo inkurajon të gjitha femrat ta shprehin veten ashtu siç dëshirojnë.(M.Q/Faxweb)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.