Pasi i quajti studentët ngelësa, Rama: Po reflektojmë nga shuplaka e tyre
Në nisje të protestës së studentëve, kryeministri Rama i quajti këta të fundit ngelës, duke u shprehur se asnjë shqiptar nuk do paguajë nga taksat e tyre për këta ngelësa.
Por me vijimin e protestave Rama e ndryshoi mendimin katërcipërisht.
Sot ai shkruan se kërkesat e studentëve po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura.
“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, shkruan ai.
Studentët kanë ndërprerë protestat e tyre për tu rikthyer sërish në janar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



