Pasi mblodhi mbi 400 mijë $ për vajzën me leuçemi, kapet Aleks Visha
Një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, TikTok-eri Aleks Visha, sipas asaj që raportohet në media, ka përfunduar në prangat e autoriteteve në Dubai, në një zhvillim që ka trazuar opinionin publik dhe ka ndezur debat të fortë online.
Vetë Visha ka qenë ai që e ka bërë publik lajmin, duke shpërndarë pamje nga momenti i ndalimit në rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk ka dhënë sqarime të detajuara mbi arsyet konkrete që çuan në arrestimin e tij, duke lënë hapësirë për shumë pikëpyetje.
Sipas asaj që ai shkruan në videon e publikuar, ndalimi i tij mund të lidhet me një fushatë humanitare të hapur në platformën GoFundMe, ku pretendohet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për një vajzë që vuan nga leuçemia. Në mbishkrimin e videos, Visha shprehet: “Pas një GoFundMe ku u mblodhën 450 mijë dollarë, direkt në burg. Pse? Dhe deportim nga Dubai pas një telefonate që thonë se jam kriminel?”
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, duke gjeneruar reagime të shumta dhe diskutime të forta mes ndjekësve të tij dhe publikut të gjerë. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet në Dubai që të sqarojë natyrën e akuzave apo statusin ligjor të tij.
Mbetet e paqartë nëse arrestimi lidhet drejtpërdrejt me fushatën e mbledhjes së fondeve apo nëse ka elementë të tjerë që janë nën hetim nga autoritetet lokale.
Ndërkohë, historia e 30-vjeçares Pranvera Mollaj, për të cilën u ndërmor fushata humanitare, ka prekur thellë publikun. Rasti i saj është bërë i njohur edhe në media dhe rrjete sociale, duke nxitur solidaritet të gjerë nga shqiptarët, të cilët kanë kontribuar financiarisht për trajtimin dhe rikuperimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



