E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pastrimin e mjedisit, Klosi: Patriot do të thotë të mos bësh pis Shqipërinë
Lajme

Pastrimin e mjedisit, Klosi: Patriot do të thotë të mos bësh pis Shqipërinë

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen aksionin për pastrimin e Shqipërisë por edhe mbajtjen pastër të ambientit. Klosi ka dalë sot para mediave i shoqëruar nga prefektët duke bërë një rezyme të punës për pastrimin e Shqipërisë në javën e Tokës.

“Ftojmë shqiptarët e ndershëm të jenë patriotë. Patriot do të thotë të mos bësh pis Shqipërinë”, u shpreh Klosi.
Ai informoi se në një javë janë larguar mijëra ton mbetje nga bregdeti dhe u pastruan plazhet ranore në gjithë vendin.
“Do të rehabilitojmë problematikat 27-vjeçare të mjedisit. Do të pastrojmë dhe do të gjelbërojmë Shqipërinë. Ftoj qytetarët të pastrojmë ‘Shqipërinë që duam’. Dua të falënderoj 12 prefektët për punën në javën e Tokës. Në një javë janë larguar mijëra ton mbetje nga bregdeti. U ndërmor aksioni më i madh vullnetar. U pastruan plazhet ranore të ndotura në gjithë vendin”, tha ministri Klosi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.