E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasuria e biznesmenit Bego mik i Balles, zbulohet lëvizja e Prokurorisë për Krime të Rënda
Lajme

Pasuria e biznesmenit Bego mik i Balles, zbulohet lëvizja e Prokurorisë për Krime të Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të nisë një hetim mbi pasurinë e biznesmenit Edmond Bego, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi për llogari të autoriteteve të italiane, por që u lirua pasi u konfirmua se e kishte shlyer dënimin në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego, ose Mondi Bego.

Ky i fundit u ndalua disa ditë më parë nga policia greke në Igumenicë, në bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane, të cilat e kishin dënuar Begon në vitin 2008 me 21 vite burg për trafik narkotikesh dhe organizatë kriminale.

Por biznesmeni u lirua sërish, pasi në vitin 2010 Gjykata e Lartë e kishte njohur vendimin e Gjykatës së Torinos për Begon, nga 21 vite burg, në katër vite e katër muaj.

Nga kjo masë dënimi Bego kreu në vendin tonë vetëm 1 vit e 11 muaj, pasi pjesën e mbetur e fali me kusht Gjykata e Krujës. Ndërkohë, Partia Demokratike akuzoi eksponentë të PS se kishin marre nën mbrojtje biznesmenin, i cili edhe pse i dëbuar për trafik droge në Itali, sipas PD, ka marrë fonde publike në tendera në kundërshtim me ligjin, e i ndihmuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Hetimi i pasurisë se Begos, nga Krimet e Rënda pritet të zbardhë nëse te ardhurat e aktivitet që ka justifikohen ligjërisht./TCH

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.