Shitja e tyre vjen pasi pak ditë më parë Agjencia shtetërore e Administrimit të Pasurive nxorri në ankand Resortin “Santa Quaranta” të Klement Balilit, kundrejt çmimit fillestar 3 milionë USD.
Sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, fjala është për ish pasuri të cilat pronarët e tyre i kanë venë me aktivitete antiligjore, pra kriminale.
Procedura e shitjes së tyre menaxhohet nga Ministria e Finacave, kurse referuar çmimeve bie në sy vlera shumë e lartë e disave prej këtyre pasurive. Një sipërfaqe pylli psh, që shtrihet në 221 mijë metra katrorë, vlerësohet me çmimin 270 mijë dollarë. Po me të njejtin çmim vlerësohet edhe një sipërfaqe ullishte në Durrës me sipërfaqe 1,500 metra katrorë, raporton “SCAN”-TV.