E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patos/ Prindërit apel  vajzës 14 vjeçe që iku nga shtëpia: Duam të kthehet !
Lajme

Patos/ Prindërit apel vajzës 14 vjeçe që iku nga shtëpia: Duam të kthehet !

Një vajzë 14-vjeçare në Patos ka ikur prej 3 ditësh nga shtëpia e saj. Këtë e ka bërë të ditur babai i të miturës i cili ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë në Fier.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Patos, se në datë 22.06.2023 është larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 14-vjeçares. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ndërkohë nëna e vajzës së zhdukur, ka deklaruar për mediat se e mitura me iniciale J. M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër është larguar me një valixhe nga shtëpia. Prindërit e saj, Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel që vajza të kthehet sa më parë në shtëpi.

“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë; do iki t’i çoj rrobat kushërirës. Më nisën foto që po ikte. Kishte ikur me autobus në Tiranë, nuk e kishin kapur dot. Nuk dimë gjë ne. Nuk kemi folur me të. Tani jemi në dorë të shtetit. Ka marrë rrogat e saj, pjastër, opinga. Nuk e dimë se me kë mund të jetë larguar. Asgjë nuk dimë se me kë mund të jetë. Nuk më tregonte asgjë. I thoja; ça ke ndonjë të re. Nuk më tregonte asgjë. Ajo ikte nga shkolla, më thanë shoqet. Nga shkolla asnjë s’më tha gjë se ishte larguar. Nuk di gjë. E kërkoj të ma gjej shteti. Isha jashtë kur ka ikur vajza. Kishte fikur dhe telefonin.”, tha nëna e vajzës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.