E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi kërkon publikisht dorëheqjen e Bashës: Do shpallim alternativë të re brenda PD-së
Lajme

Patozi kërkon publikisht dorëheqjen e Bashës: Do shpallim alternativë të re brenda PD-së

Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi , Astrit Patozi, kërkoi publikisht dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe nisjen e një gare reale brenda forcës së tij politike.

Patozi paralajmëroi shpalljen e një alternative të re brenda Partisë Demokratike duke mohuar mundësinë e krijimit të një force të re politike.

“Do të shpall alternativë të re, Partia Demokratike është shtëpia ime. Gjeja e fundit që mendoj është të krijojë një forcë të re, është gjeja më e lehtë, por ne do luftojmë për Partinë Demokratike. Ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt”, u shpreh Patozi, i cili më herët shpalli kandidaturën për kryetar partie por që u largua nga gara për shkak se kushtet e tij për të marrë pjesë në garë nuk u pranuan nga lidershipi i PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.