Patozi: Partinë e Lirisë e shikoj si shtojcë të foltores
Për ish-koordinatorin e Bindjes Demokratike, Astrit Patozin, partia e Ilir Metës, PL-së, është shumë e dobët sesa ka qenë më parë.
Patozi tha në një intervistë me Arbër Hitajn se Partia e Lirisë mund të luajë më rolin e king maker në Shqipëri, pasi e konsideron si një shtojcë të foltores.
“Shumë e dobët dhe PL mesa duket është dënuar të vazhdojë rrugën e saj me foltore për shkak se hallet dhe interesat i kanë të përbashkëta. Nuk mendoj se Partia e Lirisë mund të luajë më rolin e king maker në Shqipëri. E shikoj si një shtojcë të foltores apo si një plotësim të saj. Të dyja bashkë unë mendoj që bëjnë shumë më pak se rezultati që gjithë opozita e bashkuar e asaj kohe e Lulzim Bashës mori në vitin 2021”, deklaroi ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



