E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi reagon pas deklaratave të Berishës: Nuk ka gjë më të bukur se të sodisësh shpikësit e dogmës staliniste…
Publik News

Patozi reagon pas deklaratave të Berishës: Nuk ka gjë më të bukur se të sodisësh shpikësit e dogmës staliniste…

Ish-kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratave të bëra dje nga Sali Berisha, i cili tha se në 2017-ën Basha kreu një “pushkatim në pritë” të disa figurave që kishin një jetë në PD.

1

“Pavarësisht, nëse ata kanë qenë bashkë apo jo atë ditë, kur kanë tërhequr këmbëzën, kjo nuk ka më asnjë vlerë, pasi ky debat e ka humbur sot fare kuptimin”, shkruan Patozi në rrjetet sociale.

“Sepse nuk ka gjë më të bukur në këtë botë të sodisësh se si shpikësit dhe shfrytëzuesit më të mëdhenj të dogmës staliniste për ta hedhur gjithmonë kundërshtarin në prehrin e armikut të jenë viktima të krijesës dhe shtysës së vet më të rëndësishme për të mbijetuar në politikë”, shton Patozi.

POSTIMI I PATOZIT

HALLALL TË GJITHA, VETËM MOS NDALONI!

Me tha dikush se Sali Berisha paska shprehur mbrëmë në një dalje televizive mërzinë dhe keqardhjen e tij të thellë që Lulzim Basha ekzekutoi politikisht pa gjyq disa prej nesh në vitin 2017.

Mendoj se i ka vajtur mundi dëm, pasi disa “të lënduar” gati e kanë harruar fare atë histori, ndërsa disa të tjerë ndoshta e kanë falur “gjakun”, sepse koha bën të vetën për të gjithë. Pavarësisht, nëse ata kanë qenë bashkë apo jo atë ditë, kur kanë tërhequr këmbëzën, kjo nuk ka më asnjë vlerë, pasi ky debat e ka humbur sot fare kuptimin.

Me ne besoj janë në rregull që të dy mjafton ta vazhdojnë derisa t’i nxjerrin fundin këtë gjyqin publik se kush prej tyre ka bashkëpunuar më shumë me Edi Ramën.

Sepse nuk ka gjë më të bukur në këtë botë të sodisësh se si shpikësit dhe shfrytëzuesit më të mëdhenj të dogmës staliniste për ta hedhur gjithmonë kundërshtarin në prehrin e armikut të jenë viktima të krijesës dhe shtysës së vet më të rëndësishme për të mbijetuar në politikë.

Por një këshillë do t’jua jepja, po të ma pranonin. Janë që janë duke u përleshur se kush do të jetë mashkulli dominues i tufës, të mendojnë edhe për ndonjë gjë tjetër, kur të mbarojë lufta, sepse sikur u lodhën njerëzit 31 vjet me këtë përrallën e gatshme të tradhtisë, që përdoret pa doganë sa herë ka konflikt brenda gardhit.

Sepse është njësoj si të shohësh njerëz që ndeshen me shpata, ndërkohë që bota është në mes të luftës së yjeve. Kaq të vjetër dhe pa fantazi ngjajnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.