E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi: Sqaron për nismën e re politike  brenda PD
Publik News

Patozi: Sqaron për nismën e re politike brenda PD

Unë kam një vizion ndryshe nga Rama dhe Basha për qeverinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka deklaruar në studion e lajmeve të Syri.net, se ai ka një vizion krejt ndryshe për qeverinë nga ajo që ka Rama dhe Basha.

Sipas tij Shqipëria ka nevojë për një reformë të plotë të sistemit politik.

‘Vizioni im është krejt i ndryshëm nga vizioni i Ramës dhe Bashës. Shqipëria ka nevoje për një reformim të plotë të sistemit Politik dhe një Reformë të re Kushtetuese. Në Shqipëri është kalbëzuar sistemi që nis tek Partitë Politike ku nuk bëhen zgjedhje’, deklaroi Patozi.

‘Kjo opozitë nuk mund ta rrëzojë dot Edi Ramën, pasi Lulzim Basha është shumë i dobët’, kjo ishte deklarata e bërë nga ish-demokrati, Astrit Patozi, gjatë intervistës me gazetarin Alen Xhelili në Syri.net.

Sipas tij Lulzim Basha bën të kundërtën e asaj që duhet bërë.

Akuzat e Ramës ndaj Bashës për rusët Patozi tha se : Kreu i PD duhet të japë një përgjigje shteruese për situatën

‘Duhet që ti bëjmë shqiptarët që të besojnë tek ne, por Lulzim Basha është i paafte për ta bërë diçka të tillë. Shqiptarët kanë nevojë për një projekt që e ndryshon Shqipërinë dhe e nxjerr nga spirali i botës së krimit dhe korrupsionit. Lulzim Basha bën të kundërtën e asaj që duhet të bëjë’, tha Patozi.

Më tej Patozi tregoj se  si  shpëton PD-ja nga humnera

 ‘PD duhet të ringrihet sa më parë, është e vetmja mënyrë që të shpëtojë nga humnera’, kështu ka deklaruar ish deputeti demokrat, Astrit Patozi i ftuar në Syri.net.

Ndërsa ka thënë se nuk është rival i Lulzim Bashës.

‘Nuk jam rival i z. Basha . Nëse PD do të bashkohet dhe të ringrihet duhet të kalojë në zgjedhje, vota është ajo që e shpëton në të kundërt PD do të bjerë në një humnerë më të keqe se ajo e vitit 2017’, deklaroi Patozi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.